e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Notat e skuadrave për javën e 28-të të Superiores

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Notat e skuadrave për javën e 28-të të Superiores

Notat e skuadrave për javën e 28-të të Kategorisë Superiore bazuar në paraqitjen e tyre, rezultatet e arritura në kuadër të kampionatit. kukesiKukësi 7.5 - Ecuria e skuadrës së drejtuar nga Klodian Duro është për t'u pasur zili. Ndeshje të mira, raste të shumta për gol dhe mbi të gjitha pikë të grumbulluara që e mbajnë në vendin e tretë.

Skënderbeu 7 - Përballë kishte Vllazninë, por shënimi i dy golave e bënë skuadrën e Josës që të vetëkënaqej dhe të rrezikonte edhe barazimin. Kjo e ul edhe vlerësimin, pavarë- sisht rritjes së distancës me ndjekësen.

Tirana 7 - Fitore e munguar dhe që më shumë se për vlerën e pikëve, ka për moralin pozitiv dhe të domosdoshëm që u jep të besuarve të Dajës. Ky i fundit është në pritje të plotësimit të organikës, por nisja e mbarë e fazës së katërt është tregues pozitiv.

Laçi 6 - Mbase në kampionat nuk ka shkëlqyer, por të ndalësh skuadrën që rivalizon Skënderbeun në fitimin e titullit, nuk është pak. Kurbinasit treguan vendosmëri dhe me pak fat mund të kishin marrë edhe maksimumin.

Flamurtari 6 - Si të mos mjaftonte kapricio e një futbollisti, mund të ishte në krye të tabelës së vlerësimeve me fitoren përballë Teutës. Megjithatë, një pikë shpresë për vlonjatët, duke qenë se kishin përballë një nga ekipet që pretendojnë dhe e meriton Europën, për atë që ka dhënë në këtë kampionat.

Teuta 5 - Magani kishte kritika në fund të takimit dhe deklarata e tij linte të kuptohej se të tijtë kishin qenë individualistë në fushë. Është e pafalshme që "djemtë e detit" t'i zërë vetëkënaqësia në "metrat e fundit të finishit".

Partizani 5 - Mund të meritonte notë negative për faktin që u ndal, apo për faktin se nuk goditi asnjëherë portën e kurbinasve. Megjithatë, të besuarit e Agostinelit i shpëton qoftë edhe pika e vetme e marrë.

Vllaznia 4 - Me pak fat mund të kishte marrë një pikë të artë në Korçë, nëse njëri prej rasteve të krijuara do të finalizohej si duhej. Megjithatë, besimi i shkodranëve po e bën të jetë ende në garë për mbijetesën, kur muaj më parë konsiderohej "më e dobëta" në këtë garë.

Bylis 4 - Të mundesh nga Kukësi që ka objektiva madhorë nuk është problem, por fakti që Bylis regjistron ndeshje të shumta të humbura në shtëpi e bën shqetë- suese situatën e ballshiotëve. Trajneri Zildzoviç duhet të bëjë maksimumin me të tijtë deri në fund për të përmbysur... Flamurtarin.

Tërbuni 4 - Gjoni premton garë të drejtë deri në fund të sezonit, por situata e klubit dhe sherret mes lojtarëve të bëjnë të kuptosh krizën e plotë që po kalojnë pukianët. Premtimet të bëjnë të presësh reagim, por ajo që tregon fusha e lojës është e largët me këtë.