e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Skandali i Panama Papers prek kreun e ri të FIFA-s, Infantinon

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Skandali i Panama Papers prek kreun e ri të FIFA-s, Infantinon

Skandali i 'Panama Papers' ka prekur edhe kreun e ri të FIFA-s, Xhani Infantino. Mediat britanike shkruajnë se nga skandali i 'parajsës' fiskale nuk ka shpëtuar as kreu i ri i FIFA-s.

27ce878d0e4d5ae35a4a781b55db9ca2_169_l

Ky i fundit flitet për lidhje me kompani televizive që kishin fshehur financat e tyre duke kryer evazion fiskal, në kohën kur ishte funksionar i lartë i UEFA-s.

Sipas të përditshmes 'The Guardian', Infantino është i përfshirë në disa kontrata të lidhura mes viteve 2003-2006.

Lajmi vjen një ditë pasi në këtë skandal u përfol edhe emri i Lionel Mesit dhe Mishel Platinisë.

Zgjedhja e Infantinos në krye të 'qeverisë së futbollit botëror' erdhi pas pezullimit të Blaterit. Ai u përfol si i përfshirë në afera korruptive në kohën kur ishte president i FIFA-s.