Superkupa, Duro: Skenderbeu i etur per trofe
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Duro thekson se ky trofe nuk ka vlerën e titullit kampion, por është i rëndësishëm për të nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri. Në prag të sfidës së parë të rëndësishme të sezonit për trofeun e superkupës së Shqipërisë, ku do të përballen ekipi kampion në fuqi i Skënderbeut dhe fituesi i kupës “Tirana”, trajneri i ujqërve të dëborës, Shpëtim Duro, u shpreh dje i sigurt për fitoren e ekipit të tij. Sipas tij, Skënderbeu kërkon Superkupën e Shqipërisë, pasi është i etur për trofe. Në një intervistë për “AS”-në, tekniku deklaroi se ky trofe nuk ka vlerën e titullit kampion, por është i rëndësishëm për të nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri, ku Skënderbeu do të ketë detyrën e vështirë për të ruajtur kurorën e Superligës.
“Kjo është një ndeshje e rëndësishme për sezonin e ri, e barabartë me një trofe, pavarësisht se nuk është në rëndësinë e kampionatit dhe të kupës së Shqipërisë, është një trofe dhe për skuadrën shqiptare është shumë e rëndësishme, sepse është një skuadër e etur për trofe dhe normalisht kërkon ta fitojë këtë kupë pas kampionatit”, - tha Duro. Lidhur me ndeshjen, trajneri i Skënderbeut theksoi se të dyja skuadrat paraqiten me shanse të barabarta, megjithëse fakti që ndeshja luhet në Korçë favorizon disi vendasit. “Kemi një lloj shansi më shumë, sepse luajmë në stadiumin tonë, por kjo nuk është gjithçka, sepse është një finale dhe shanset janë të barabarta, si për ne, ashtu edhe për Tiranën. Sikur ne të luanim në Tiranë.
Nuk shihen këto diferenca, normalisht kur ke skuadra të mira, por kur është një takim i vetëm”, - pohoi ai. Skënderbeu vazhdon përgatitjet në prag të finales së Superkupës, ndërsa Shpëtim Duro do të ketë në dispozicion të gjithë futbollistët e tij në ndeshjen e sotme. Por edhe në kampin e bardhebluve optimizmi për këtë garë është i madh, gjë kjo që vihet re me faktin se edhe pse pritësit janë korçarët, stadiumi “Skënderbeu” sot në mbrëmje do të ndahet në dy pjesë. Tribuna “përkarshi”, sektor ky që ka si kapacitet 2400 vende të ulura është vendosur të ndahet në dy pjesë.
Në njërin krah do të qëndrojnë tifozët korçarë e në krahun tjetër ata bardheblu. Kjo është ajo çfarë palët kanë rënë dakort me njëra tjetrën. Drejtuesit e Tiranës kanë lajmëruar se për tifozët bardheblu do të ketë dhjetë autobusë falas, që do të nisen sot në orën 13:00 nga stadiumi “Selman Stërmasi”. Me një përgatitje të tillë nga ana e dy skuadrave ndeshja e sotme e Superkupës së Shqipërisë pritet të sjellë një garë të fortë dhe aspak të lehtë për të dy kampet, ndonëse në letër Skënderbeu duket më i favorizuar.