FSHF toleron, kampionati nis me 10 shtator
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Komisioni Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, në mbledhjen e jashtëzakonshme të ditës së djeshme ka marrë vendimin për shtyrjen e fillimit të kampionatit shqiptar të futbollit, i cili po dje ka mësuar edhe datën e startit të tij, 10 shtator, edhe pse ishte parashikuar në 24 gusht. Në vijim të situatës së krijuar të hënën në mbrëmje, të shpallur nga Komisioni i Licencimit, një pjesë e madhe e klubeve të projektuara për të marrë pjesë në Kategorinë Superiores dhe Kategorinë së Parë, u mblodh KE-ja, e cila u njoh me rezultatet e Komisionit të Licencimeve dhe mori vendimet përkatëse. Shkak është mungesa e licencimit të 9 skuadrave të Superiores. Komisioni ka licencuar vetëm 5 skuadra, nga 14 gjithsej. 9 skuadrat e tjera nuk janë licencuar, sepse ato nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara nga rregullorja e FSHF-së dhe UEFA-s.
“Duke pasur parasysh se një pjesë e klubeve dhe e stadiumeve nuk u licencuan dhe, duke marrë kërkesat e disa bashkive për shtyrjen e afatit të plotësimit të dokumentacionit ligjor për licencimin e klubeve për shkak të proceseve të tejzgjatura të zgjedhjeve dhe vështirësive për mbledhjen e disa këshillave bashkiakë, sepse siç e dini për të bërë konvertimin e formës ligjore të klubeve duhet vendimi i këshillit bashkiak për klubet që janë pjesë e bashkive, KE vendosi të ndërhyjë”, u shpreh pas mbledhjes së KE-së, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani. Në mes të kaosit për shtyrjen e kampionatit, vendimi i KE-së është pritur mirë nga disa klube elitare. Skuadra si Flamurtari, Dinamo, Vllaznia, Shkumbini apo Tomori kanë më tepër ditë në dispozicion për t’u përgatitur për sezonin e ri futbollistik, pas problemeve të verës, që lidhen mbi të gjitha me lojtarët apo financat. Gjithashtu, KE vendosi një afat të ri për paraqitjen e dokumenteve të licencimit të klubeve që është data 31 gusht.
Me këtë rast KE u kërkon të gjithë klubeve që duan të marrin pjesë në sezonin 2011-‘12 që ta marrin me seriozitetin më të mundshëm këtë proces, sepse nuk do të ketë tolerime. “Vetë vendimi i të hënës i komisionit tregon që federata është e vendosur që të mos bëjë asnjë tolerim për sa i përket plotësimit të kushteve që klubet duhet të bëjnë për të marrë pjesë në veprimtaritë futbollistike, sqaroi më tej sekretari i përgjithshëm i FSHF-së. Kjo është në përputhje me rregulloren e FSHF-së dhe me kërkesat e FIFA-s dhe UEFA-s. Kemi muaj të tërë që i njoftojmë klubet me shkresa”.
Perspektiva është pozitive, pasi shumica janë në fundin e procedurave të licencimit, por zyrtari i lartë i FSHF-së kërcënon se klubet që nuk do të kenë siguruar statusin juridik deri më datën 31 gusht do të përjashtohen vërtet. “Shumica janë shumë pranë, dhe jam shumë i sigurt që procesi do të këtë sukses. Për ndonjë rast që nuk do të plotësojë dhe nuk do të licencohet, automatikisht nuk do të marrin pjesë. Nuk do të prishet struktura e kampionatit, pasi në vend të ekipit të përjashtuar, do të vijë ekipi është renditur më mirë në sezonin e kaluar në kategorinë e mëposhtme”, përfundoi Prodani.