Superiore/ Përcaktohet kalendari i javës së 24-ët
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Është përcaktuar dhe kalendari për javën e 24-ët të Kategorisë Superiore.
Ndeshjet për këtë javë do të zhvillohen ditën e premte dhe të shtunë. Kjo për shkak se sfidat e javës së 25-të do të zhvillohen ditën e mërkure.
Të premten luhet deri i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës në "Qemal Stafa" në orën 18:0.
Më pas të shtunën do të luhen tre ndeshje në orën 14:00, ndërsa java mbyllet me takimin mes Flamurtarit dhe Tërbunit që do të nisë në 17:00.
E premte
Partizani - Tirana 18:00
E shtunë
Vllaznia - Kukësi 14:00
Teuta - Bylis 14:00
Laçi - Skënderbeu 14:00
Flamurtari - Tërbuni 17:00