Sulmuesi kuqezi/ Shkëlzen Gashi pezullohet në SHBA
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shkëlzen Gashi është pezulluar për shkelje të rregullores nga Komisioni i Disiplinës në kampionatin amerikan.
Gashi luan për Kolorado Rapids në SHBA dhe në ndeshjen e fundit, ai ishte në stol kur kaloi vijën e fushës për të festuar golin që skuadra e tij shënoi kundër LA Galaksi më 12 mars.
Lajmin e ka publikuar sajti zyrtari i ekipit, i cili thotë se sulmuesi kuqezi do të qëndrojë jashtë fushës në ndeshjen e ardhshme të 20 marsit ndaj DC United.
