e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Myler nxjerr zbuluar Guardiolën: Do ju pres k*qet po sfituat (FOTO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Myler nxjerr zbuluar Guardiolën: Do ju pres k*qet po sfituat (FOTO)

Shënoi golin e barazimit (2-2) ndaj Juventusit dhe pas fitores së Bajernit (4-2) zbuloi disa nga udhëzimet që trajneri Guardiola u kishte thënë.

AFP_8T8IK-kfYG-U14010536046641vE-620x349@Gazzetta-Web_articoloTomas Myler duket se thotë gjithçka pas ndeshjes. Pyetjes së bërë nga gazetari i "Sky" se 'a ju kërcënoi në minutën e 90´ Guardiola se do t'ju "tredhë" nëse nuk fitoni', sulmuesi e konfirmoi, por me një ndryshim. "Po, diçka të tillë. Nuk përdori fjalën 'tredh', po na tha që do të na priste k*qet".

Untitled-7

Duke zbutur pak tonin e deklaratës së tij, Myler tha se këtë gjë do të bënte edhe ai në një ndeshje të tillë. "Është e qartë që në ato momente je shumë i ngarkuar emocionalisht. Besoj se si trajner nuk do të bëja ndryshe. Donim golin e tretë sepse besonim që kishim edhe pak 'benzinë' në këmbët tona",-ka thënë ai.

Tomas Myler shënoi golin e barazimit në minutën e 90´, duke çuar skuadrat në shtesë, pasi edhe ndeshja e luajtur më parë në Torino, kishte përfunduar me rezultatin 2-2.

225752661-b199b6f3-353f-4012-a10a-66daf1b409dd