e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Çekët turpërojnë Lacion, tifozët fyejnë presidentin pranë Tares (FOTO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Çekët turpërojnë Lacion, tifozët fyejnë presidentin pranë Tares (FOTO)

Lacio eliminohet nga Liga e Europës dhe bashkë me të edhe Italia, duke mos pasur asnjë skuadër në kompeticionet europiane.

200522338-fad6383d-9a2d-41c6-9977-c04406110671Sparta e Pragës fitoi 0-3 ndeshjen e kthimit në "Olimpino", duke zhytur Lacion në krizë. Ndeshja e parë në Çeki doli me rezultatin 1-1 dhe lacialët shpresuan për një rezultat pozitiv në shtëpi, por ndeshja e luajtur mbrëmjen e së enjtes ishte për t'u harruar për ta.

Në kohën kur Sparta e Pragës realizoi golin e tretë, në stadium shpërthyen thirrjet kundër presidentit dhe tribunës VIP, pjesë e së cilës ishte edhe drejtori Sportiv, Igli Tare.

193733748-86bb81e3-0180-4d51-9577-12d69f3d16feNë këtë takim nuk munguan edhe incidentet. Rreth 30 persona u arrestuan nga policia italiane për ndeshjen në "Olimpiko". Tifozhët thuhet se ishin në gjendje të dehur dhe sulmuan forcat e sigurisë me sende të forta.

Mes tifozëve ka edhe të lënduar si pasojë e përleshjeve. Më herët, në radhët e tifozëve pati edhe përplasje me thika. Njëri prej tyre thuhet se përfundoi në spital.

193354278-1113a36e-5418-4395-951f-e8646b71fbb7

SS Lazio's Keita (R) vies for the ball with AC Sparta Prague's Mario Holek during their UEFA Europa League soccer match at the Olimpico stadium in Rome, Italy, 17 March 2016. ANSA/ETTORE FERRARI