e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Dervishi, Takajt: Na ndihmo me skenarët, njihesh si mjeshtër

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Dervishi, Takajt: Na ndihmo me skenarët, njihesh si mjeshtër

Polemikat mes Parti zanit dhe Skënder beut kanë qenë të vazhdueshme në sezonet e fundit, si para dhe pas përballjeve mes dy skuadrave. dervishiPor, së fundmi, thumbimet, akuzat dhe replikat kanë ardhur pas përfundimit të ndeshjes së 14 marsit, që u mbyll në barazim 1-1.

Të kuqtë kanë ngritur pretendimet e tyre për këtë takim për disa çështje, për penalltinë që duhej përsëritur, golin e korçarëve që erdhi nga një faull i paqenë, si dhe për gjestin e Kristi Vangjelit duke hedhur flakadanët te tifozët.

Pas prononcimit të presidentit të Skënderbeut, Ardjan Takaj, për "Panorama Sport", i cili është shprehur se kjo lëvizje e kryeqytetasve është një skenar i Partizanit për të ushtruar presion ndaj gjyqtarëve, shkurtimisht dje ka reaguar drejtori i përgjithshëm i të kuqve karshi thënieve të njëshit të klubit korçar.

Dervishi në formë batute apo thumbimi i ka kërkuar ndihmë Takajt për skenarët që ai flet, pasi njihet si mjeshtër.

"Nuk dua të vijoj me polemika ndaj drejtuesve të Skënderbeut, por më bëjnë çudi fjalët e fundit të presidentit Takaj, që flet për skenarë nga ana jonë. Të gjithë e dinë se ai është mjeshtër i skenarëve, prandaj me këtë rast i kërkojmë që të na ndihmojë edhe ne duke na shpjeguar se si bëhen", u shpreh shkurtimisht dje drejtori i të kuqve, Dritan Dervishi.

Përgatitjet

Të kuqtë dje kanë kryer një seancë stërvitore, e cila shkoi në funksion të përgatitjeve për transfertën e Durrësit. Edhe për këtë sfidë trajneri Agostineli nuk e ka të plotë grupin. Raçiç dhe Ibrahimi janë të pezulluar, i pari për kartonë, ndërsa mbrojtësi është dënuar nga Disiplina.

Mazrekaj edhe për këtë takim nuk shikohet në horizont. Përveç këtyre mungesave të sigurta, me shumë mundësi edhe Renaldo Kalari nuk do të jetë i gatshëm, pasi është i lënduar. Duke ditur se pas kësaj ndeshjeje kampionati ndërpritet, Raçiç dhe Mazrekaj kanë marrë lejet e parakohshme duke qëndruar pranë familjeve të tyre.

Dje, trajneri Agostineli ka provuar edhe një formacion të mundshëm për Teutën. Në mungesë të Kalarit, trajneri ka provuar dje Atandën si mbrojtës të majtë, ndërsa në qendër mund të rikthehet dyshja e pjesës së parë të sezonit, Bicaj-Krasniqi. Sukaj pritet të jetë në majë të sulmit, ndërsa pjesa tjetër do të jetë si në ndeshjet e tjera.