e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shqipëria me fanellën më të shtrenjtë, ja ekipet që lë pas (FOTO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shqipëria me fanellën më të shtrenjtë, ja ekipet që lë pas (FOTO)

Fanellat e reja të Kombëtares shqiptare të futbollit pritet të kushtojnë më shtenjtë se ato të shumë vendeve pjesmarrëse në "Euro 2016".

C_29_fotogallery_1012715__ImageGallery__imageGalleryItem_2_image-470x332Sipas mediave britanike, fanella e Kombëtares kuqezi lë pas vende si Italia, Spanja, Anglia, Rusia etj.

"Mirror" thotë se fanellën e re më të shtrenjtë e ka skuadra suedeze, e ndjekur nga Austria, Belgjika, Gjermania dhe në vendin e pestë vjen Shqipëria (61.2 paund).

Untitled-2Në fund të muajit janar Federata Shqiptare e Futbollit publikoi kontratën e re me kompaninë "Macron". Në të njëjtën kohë, FSHF tregoi edhe dizenjimin e ri të fanellave të Kombëtares.

"Vetëm 14 nga 24 ekipet që marrin pjesë në "Euro 2016´´ do të sheshin fanellat e reja të tyre përmes dyqaneve online në kohën kur ato do të prodhohen",-shkruan gazeta britanike.

Untitled-4