e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Partizani largon sulmuesin brazilian, lojtarët që mungojnë ndaj Teutës

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Partizani largon sulmuesin brazilian, lojtarët që mungojnë ndaj Teutës

Ekipi i Partizanit ka ndërprerë marrëveshjen me sulmuesin brazilian, Do Karmo, duke thënë se tashmë ai është i lirë për të kaluar me të tjera skuadra. Njoftimi i të kuqve vjen pak ditë para sfidës në transfertë ndaj Teutës.

gabriel_18121-470x265"Sulmuesi brazilian Do Carmo ka ndërprerë aventurën me të kuqtë , teksa ka arritur marrëveshjen me klubin për të qenë Lojtar i lirë.",-njofton Partizani.

Gabriel De Karmo ishte një ndër prurjet e fundit të ekipit në muajin shkurt. Më parë, ai ka luajtur në Brazil, në Greqi dhe në Bullgari me Lokomotiva Plodvid.

IMG_2052Ndërkaq, lidhur me përgatitjet e skuadrës para ndeshjes me Teutën, Partizani njofton se me ekipin nuk është stërvitur Mazrekaj dhe Raçit, i cili është skualifikuar për takimin që do të luhet në Durrës.