e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Keni parë Bajern-Juve në një sajt pirat? Rrezikoni 30.000 euro gjobë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Keni parë Bajern-Juve në një sajt pirat? Rrezikoni 30.000 euro gjobë

Mediat italiane paralajmërojnë për gjoba që shkojnë deri në 30.000 euro për ata që kanë parë ndeshjen e Champions League mes Bajernit të Mynihut dhe Juventusit (4-2), në një sajt privat.

225708685-473b1c9c-dc18-4fb7-9ea1-383bc2ba3e90"Keni parë Bajern-Juve në një sajt pirat? Kujdes, sepse nëse ju kapin, rrezikoni një gjobë deri në 30 mijë euro",-shkruan e përditshmja italane "Corriere dello Sport".

Ndërsa "La Repubblica", thotë se ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për përdoruesit e internetit, apo për ata që e shpërndajnë.

"Nuk është e qartë se kush duhet të paguaj, shpërndarësi i internetit, apo me shumë mundësi, kompjuterat e atyre që e kanë parë ndeshjen në versionin portugalisht", shkruan gazeta, duke cituar Gianfrancesco Turano.

225752661-b199b6f3-353f-4012-a10a-66daf1b409ddMediat italiane duket se i referohen përdoruesve të internetit në vendin e tyre, pasi flasin për humbje të mëdha nga të drejtat televizive për 'Mediset Premium'. Televizionet e Berluskonit thuhet se kanë shpenzuar rreth 750 milionë euro për të drejtat e Champions League dhe fitimet e tyre kanë rënë ndeshëm.