e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bajern-Juve/ Ja si e priti Napoli i Hysajt disfatën e bardhezinjve (FOTO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bajern-Juve/ Ja si e priti Napoli i Hysajt disfatën e bardhezinjve (FOTO)

C_29_fotogallery_1013242__ImageGallery__imageGalleryItem_1_image (1)Pas eliminimit të Juventusit një natë më parë nga Bajerni i Mynihut në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e Champions League, futbollistët e Napolit shpresojnë te një tjetër hap fals i bardhezinjve në kampionat.

Kapiteni i Napolit, Marek Hamsik, deklaroi se vijon të besojë në fitimin e titullit kampion në Serinë A dhe ajo që duket se rrit optimizmin e tij është mundësia që Juventus mund të gabojë sërish.

"Ëndrra e titullit vazhdon të ekzistojë. Juventusi mund të gabojë përsëri",-ka thënë ai.

Napoli's Marek Hamsik jubilates after scoring the goal during the Italian Serie A soccer match UC Sampdoria vs SSC Napoli at Luigi Ferraris stadium in Genoa, Italy, 24 Juanary 2016. ANSA/LUCA ZENNARO

Ndërkaq, ndeshja e mbrëmshme mes Bajernit të Mynihut dhe Juventusit (4-2), u ndoq me interes edhe nga futbollistët e bluve.

"Sportmediaset" ka publikuar disa foto ku shihen futbollistët e Napolit tek sa festojnë së bashku edhe me 'menynë e pasur te Championsit'.

Mes tyre është edhe mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj. Ky i fundit e ka siguruar prej kohësh vendin si titullar me skuadrën dhe në ndeshjet e fundit është vlerësuar me nota maksimale për paraqitjen e treguar në fushë.

C_29_fotogallery_1013242__ImageGallery__imageGalleryItem_2_image (1)

C_29_fotogallery_1013242__ImageGallery__imageGalleryItem_3_image (1)