Sulmohet fizikisht lojtari i kombetares shqiptare
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Futbollisti i kombëtares shqiptare dhe Grasshoppers-it të Zyrihut, Shkëlzen Gashi është sulmuar fizikisht të shtunën në mbrëmje nga tre persona të panjohur. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 23:00 të mbrëmjes kur Gashi po dilte nga stadium, ku më parë kishte mbaruar ndeshja derbi, të cilën GC e kishte fituar ndaj rivalit FCZ me rezultatin 2-0. Lojtari kishte parkuar makinën 200 metra larg stadiumit dhe kur po shkonte drejt saj është sulmuar në errësirë nga tre persona të paidentifikuar. “Më sulmuan fizikisht tre veta dhe unë përpiqesha të mbrohesha”, ka deklaruar Gashi për Blick. Lojtari shqiptar ka bërë menjëher denoncimin në polici për të kryer zbardhjen e ngjarjes.