Cana nuk largohet nga Lazio
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjatë javës së fundit është përfolur për një largim të mundshëm të lojtarit të Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, nga skuadra italiane e Lazios. Mediat italiane kanë aluduar se për lojtarin shqiptar ka shprehur interesim skuadra austriake e Salzburg, dhe gjatë mërkatos së verës 30 vjeçari mund të transferohet drejt Austrisë. Në lidhje me këtë çështje ka reaguar babi i Lorik Canës, i cili është edhe agjenti i tijAgim Cana. Në një deklaratë për calciomercato Agim Cana ka thënë se asnje prej lajmeve që qarkullon për largimin e Canës nga klubi kryeqytetas nuk është i vërtet. “Nuk e kam idenë se nga vijnë këto lajme, por asnjeri prej tyre nuk është i vërtët. Loriku nuk është 100 përqind lacial por 3000 përqind”, ka deklaruar agjenti i lojtarit. Lorik Cana luajti titullar në ndeshjen e fundit në kampionat kundër Sampdorias dhe u vlersua me notën më të lartë për performancën e shfaqur në fushë.