e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Cruyff: Mourinho gjithmone fajson lojtaret

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Cruyff: Mourinho gjithmone fajson lojtaret

Legjenda hollandeze Johan Cruyff, ka deklaruar se tekniku i Chelsea Jose Mourinho, shumë shpejt do të humbasi mbështetjen e skuadrës, në njëjtën mënyrë si tek Real Madridi. Tekniku portugez pas humbjes 3-1 ndaj PSG në Champions League i quajti lojtarët e Chelsea “qesharak”. “PSG ka një skuadër të fortë me lojtarë të mëdhenj. Gjithashtu Chelsea ka lojtarë shumë të mirë, por mesa duket Mourinho nuk është dakort me këtë. Është gjithmonë e njëjta gjë. Kur gjërat shkojnë mirë, kjo është meritë e punës së tij, por kur gjërat shkojnë për keq janë lojtarët ata që duhen fajsuar. Ai humbi mbështetjen tek Real Madridi për shkak të kësaj dhe unë e shikoj që kjo po ndodhë edhe tek Chelsea. Problemi tek Mourinho qëndron se ai interesohet vetëm për rezultatin. Rezultati për të është më i rëndësishëm se lojtarët. Ai gjithmonë mendon në terma afat shkurtër”, ka deklaruar Johan Cruyff për De Telegraaf.