e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Seedorf: Jemi prane Europes

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Seedorf: Jemi prane Europes

Fitorja 2-1 ndaj Genoas të hënën në mbrëmje e ka afruar skuadrën e Milanit vetëm në pesë pikë larg Parmës dhe Interit, i cila mban pozitën e pestë dhe të fundit që dërgon në garën europiane. Megjithatë duke qenë se finalja e Kupës së Italisë është midis dy skuadrave tashmë të kualifikuara Napoli dhe Fiorentina, edhe pozita e gjashtë pritet të jetë e mjaftueshme për kualifikim në Europa League. Kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje për tu luajtur në Serie A, dhe kalendari i favorizon shumë milanezët, të cilët me sa duket nuk dëshirojnë të qëndrojnë një vit pa pjesëmarrjen në europë. Pas kësaj fitoreje Europa është më pranë, por duhet të kalojmë shumë kundërshtarë që luftojnë për të njëjtin objektiv.

Duhet të vazhdojmë të fitojmë dhe të jemi praktikë. Klubi na ka vënë një objektiv dhe ne të gjithë duhet ta arrijmë”, ka deklaruar Seedorf. “Jam i kënaqur nga paraqitja e Taraabt, por mbi të gjithë për lojën e skuadrës, që tregoi se ka zemër dhe këmbë. Të fitosh në këtë fushë të vështirë do të thotë se ke arritur një rezultat të madh. Pamë një Mexes në formë të shkëlqyer, që po rritet çdo ditë, por edhe Abiati bëri një pritje të madhe. Jam shumë i lumtur për Hondën, pasi u zhbllokua. Arriti të shënonte në një moment shumë të rëndësishëm, sepse në ato çaste Genoa po shtynte shumë në gjysmëfushën tonë. Ai u shfaq si një futbollist me shumë cilësi. Shpresojmë që të vazhdojë kështu”, ka përfunduar tekniku i Milanit.