e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Januzaj ne gare per futbollistin e vitit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Januzaj ne gare per futbollistin e vitit

Manchester United ka hapur garën për të zgjedhur lojtarin më të mirë të vitit, i cili ka bërë të paktën një paraqitje me fanllën e United në sezonin 2013/2014. Në garë janë 25 futbollistë, por më favoritët konsiderohen Robin van Persie, Wayne Rooney dhe Adnan Januzaj. Talenti me origjinë shqiptare është shpallur lojtari më i mirë i Manchester United, në muajt Tetor dhe Janar.

Të gjithë tifozët kanë mundësi të votojnë për lojtarin e tyre të preferuar në faqen zyrtare të klubit në internet. Kandidat për të fituar këtë çmim janë: David De Gea, Anders Lindegaard, Alex Büttner, Jonny Evans, Patrice Evra, Rio Ferdinand, Phil Jones, Rafael, Chris Smalling, Nemanja Vidic; Michael Carrick, Tom Cleverley, Marouane Fellaini, Darren Fletcher, Ryan Giggs, Adnan Januzaj, Shinji Kagawa, Juan Mata, Nani, Antonio Valencia, Ashley Young; Javier Hernandez, Wayne Rooney, Robin van Persie, Danny Welbeck.