Sulmet terroriste në Bruksel, Belgjika lë mënjanë futbollin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sulmet terroriste kanë prekur mëngjesin e sotëm Brukselin kanë lënë mbi 30 persona të vrarë dhe shumë të tjerë të lënduar, duke rikthyer sërish ankthin dhe frikën.
Kështu trajneri i Kombëtares Vilmots ka anuluar seancën e sotme sërvitore në kuadër të ndeshjes miqësore me Portugalinë.
Ndeshja është fiksuar të luhet javën që vjen më 29 mars, por ka edhe gjasa që ajo të anulohet, për shkak të tensioneve dhe rrezikut.
Nëpërmjet një komunikimi të shkurtër kombëtarja e Blegjikës ka njoftuar anulimin e seancës stërvitore. "Zemrat tona janë me viktimat. Sot futbolli nuk ka rëndësi", shkruhej në njoftimin e Federatës belge.