e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Reali rikthen Moratën: Është pjesë e jona

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Reali rikthen Moratën: Është pjesë e jona

Juventusi pritet që të përballet me largime të rëndësishme në fund të këtij edicioni, por njëri prej tyre mund të ndodhë pa dëshirën e klubit. Bëhet fjalë për Alvaro Moratën. Sulmuesi që ka shkëlqyer këtë edicion do të rikthehet te Reali i Madridit.alvaro-morata-juventus_x7kiowmziiae1y1287vl09555 Gjigantët spanjollë do shfrytëzojnë klauzolën që kanë në marrëveshjen e arritur me "Zonjën" një vit më parë, sipas së cilës mund ta rimarrin lojtarin duke paguar një shifër të përafërt me 30 milionë euro.

Ndonëse futbollisti e ka rritur ndjeshëm çmimin e kartonit të tij, merengesit do të përfitojnë pikërisht nga klauzola e akordit mes klubeve. Nga ana tjetër, vetë futbollisti do të kërkojë më tepër garanci për t'u aktivizuar në Madrid, pasi një nga arsyet që vendosi të largohej, ishte pikërisht qëndrimi i shpeshtë në stol.

Për të konfirmuar se Reali do rikthejë Moratën ka menduar Emilio Butragenjo, i cili mban postin e drejtorit të marrëdhënieve institucionale te madrilenët. "Ne e kemi ndjekur Alvaron dhe ai është pjesë e familjes sonë, familjes së Realit.

Nuk i harrojmë dhe s'i lëmë asnjëherë mënjanë pjesëtarët tanë", u shpreh ai. Një sinjal i qartë edhe për drejtuesit bardhezinj, që të mendojnë për të gjetur një pasardhës të denjë. Florentino Perez ishte duke e menduar prej kohësh mundësinë e rikthimit për 23-vjeçarin, por momenti kur vendosi që ta realizojë transferimin në verën e ardhshme dhe jo në 2017-ën, ndodhi në sfidën kundër Bajernit të Mynihut.

Futbollisti i kombëtares iberike bëri diferencën në fushë dhe vërtetoi se është maturuar mjaftueshëm për të udhëhequr repartin e avancuar të Realit, duke nisur nga edicioni i ardhshëm.

Zidan e do - Trajneri aktual i Realit ka qenë kundër disa blerjeve për repartin e avancuar, si Aubamejang dhe Levandovski. Por, mbi mundësinë e rikthimit të Moratës, francezi është shprehur pozitiv. Zizu e njeh mjaft mirë lojtar, duke qenë se e ka stërvitur në kohën kur trajner ishte Ançeloti.