e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Atletiko hap thesin për të marrë Aleksis Sançez

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Atletiko hap thesin për të marrë Aleksis Sançez

Atletiko e Madridit po mendon që tani për blerjet e sezonit të ardhshëm. Pasi dështuan për një sulmues që të bëjë diferencën këtë edicion, presidenca e klubit po studion me më tepër kujdes afrimet e ardhshme.sancez Në fakt, synimi i tyre kryesor është Aleksis Sançez. Trajneri Diego Simeone ëndërron të formojë një treshe ëndrrash në repartin e avancuar. Sipas tij, kiliani i Arsenalit, së bashku me Grizmanin dhe një sulmues tjetër të shpejtë, do të bënin diferencën.

Por, për të marrë shërbimet e Sançezit, duhet bërë një ofertë shumë e majme te "topçinjtë", e cila mund të arrijë deri në shifrën e 50 milionë eurove. Një bast i rrezikshëm, por që del garant pikërisht Simeone, se është investim që ia vlen..