Rashica: I lumtur për ftesën, ëndrra ime të shkoj në Europian
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Milot Rashica ka siguruar ftesën e De Biazit për ndeshjen miqësore që kuqezinjtë do të zhvillojnë ndaj Luksemburgut. Sulmuesi kosovar është shprehur i lumtur për afrimin e tij në Kombëtaren Shqiptare.
Në një intervistë për "SuperSport, talenti i Viteshe ka folur rreth ëndrrës së tij për të luajtur në Europian me fanellën kuqezi, ndërsa thekson që për momentin është i përqëndruar tek ndeshja që Shpresat e Jupit do të luajnë ndaj Greqisë.
Për ftesën
"Jam shumë i lumtur për ftesën, shpresoj që të shkoj atje, të kaloj sa më mirë dhe të jap të gjithë maksimumin tim për të gjitha këto ndeshje me Kombëtaren. Për momentin jam i përqëndruar me ekipin Shpresa. Pasi kemi një ndeshje shumë të rëndësishme. Synimi është të bëjmë një ndeshje të mirë dhe pse jo të fitojmë. E më pas kur të shkoj në Kombëtaren e madhe shpresoj që gjithçka të shkojë mirë edhe aty".
Për Europianin
"E kam thënë dhe më parë, është një ëndërr e imja të luajë në Europian, por ai që vendos është trajneri. Unë do të vazhdoj të jap maksimumin, si me Shpresat ashtu dhe me Viteshen. Shpresoj të mbyll një sezon të mrë. Për në Europian ai që vendos është trajneri, nuk e di unë".