e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Sulm kamikaz në stadium, 29 të vdekur në Irak

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sulm kamikaz në stadium, 29 të vdekur në Irak

Të paktën 29 persona janë vrarë pas një sulmi kamikaz në një stadium të mbushur me njerëz në qytetin irakian të Iskandariya. Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarët vendase, raporton BBC.6941186-3x2-700x467-650x358Kamikazi ka shpërthyer eksplozivët në fund të një ndeshje futbolli, duke plagosur më shumë se 60 persona, sipas policisë dhe burimeve mjekësore irakene. Iskandariya është 40 km larg nga qyteti i Shia, në jug të kryeqytetit, Bagdad.

Shteti Islamik (ISIS) ka marrë autorësinë e sulmit. Një zyrtar i policisë lokale tha se sulmuesi vetëvrasës e hodhi veten në erë në mes të turmës që po i dorëzonte trofeun fituesit, shkruan agjencia e lajmeve AFP.

Kryebashkiaku i qytetit ishte në mesin e të vrarëve, shtoi AFP, duke cituar një burim të paidentifikuar mjekësor. Iskandariya është në një rajon që është quajtur dikur "trekëndëshi i vdekjes" dhe është prekur rëndë nga dhuna sektare