De Biazi: Do tregojmë kujdes, por nuk i druhemi askujt
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri i Kombetares së Shqiperise Xhani De Biazi, ka dalë sot pasdite në koferencë për shtyp përpara mediave të interesuara ku ka folur për ndeshjen Austri-Shqiperi që do te luhet nesër në "Hernst Hapel" të Vienës.
De Biazi vlerësoi kundërshtarin duke deklaruar se ekipi i tij do të tregojë vëmendje maksimale në këtë sfidë.
"Austria është një kundërshtar shumë i fortë. Edhe në këtë ndeshje ne do të luajmë me kujdes dhe do të tregohemi të zgjuar, ashtu si në eliminatore", deklaroi fillimisht De Biazi.
Më pas drejtuesi i Kombetares deklaroi se ekipi i tij nuk i trembet asnjë kundërshtari. "Nuk kemi frikë askënd. Ne kemi leme pas edhe ekipe të forta në grupin tone eliminator ndaj nuk i druhemi askujt", tha ndër të tjera trajneri kuqezi.