e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Çmendet turma, De Biazi autografe mbi euro tifozëve

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Çmendet turma, De Biazi autografe mbi euro tifozëve

Fëmijët janë shpesh në kërkim të heronjve. Shumë i gjejnë në filma vizatimorë, apo edhe në prodhimet e fantashkencës, ndërkohë që në Shqipëri ka edhe opsione të tjera për këtë gjë.3Madje ka heronj edhe për të rritur. Femra, djem të rinj, fëmijë e pleq ishin të gjithë në pritje të një fotoje me lojtarët e Kombëtares, apo shumëkush prej tyre për të marrë një autograf nga ata.

Ata që i shohim me frymëzim nga ekranet e televizionit, apo i mbështesin me thirrje edhe nga shkallët e stadiumit. Sigurisht në ato raste kur gjejnë fatin dhe luksin të jenë pjesë e të zgjedhurve në ndeshje të veçanta të Kombëtares. Dje në mesditë, shansin e kishin... të gjithë.4 Autobusi i Kombëtares i afrohet qendrës tregtare "Ring" në kryeqytet, pasi aty gjendet një nga dyqanet zyrtarë të kompanisë "Macron", sponsori zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit. Tre kate për t'u ngjitur, ku lojtarëve nuk iu mjaftonin as punonjësit e shumtë të sigurisë që mundoheshin të bënin "bodyguardin" për t'i ndarë nga "turma".

Foto, "selfie" dhe shumë përqafime e duartrokitje për lojtarët e Kombëtares. Gashi, Lila, Agolli, Xhaka, Balaj, Cikalleshi, Kaçe, menaxheri i Kombëtares, Alban Bushi, e sigurisht trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, ishin personazhet e ëndërruar që tifozët i kishin më pranë se kurrë. Jo më vetëm në ekranin e telefonit duke i ndjekur nëpërmjet rrjeteve sociale, por duke shkrepur një foto me ta.5 Shumë pritën momentin që të hapej shitja zyrtare e fanellës së re për ta blerë, pavarësisht çmimit dhe për të marrë në të autografet nga Hysaj & Co, ndërkohë që shumë të tjerë morën autografe edhe me... mjete rrethanore. Fanella të çfarëdoshme, apo edhe letra të gjendura aty për aty.

Kulmi ishte sigurisht De Biazi. Për trajnerin e Kombëtares, që gjen gjithmonë momentin dhe kohën për të ndaluar te secili që i afrohet për ta përshëndetur dhe për të shkrepur foto me të, ka edhe një tifoz special. Madje janë dy.

Një çift të rinjsh u gjendën të papërgatitur për të marrë autograf nga trajneri. Por, gjithmonë ka zgjidhje për pasionin. Letër?! Jo, një kartmonedhë 20 euroshe, e cila iu ofrua trajnerit jo për t'ia bërë dhuratë, por për ta bërë edhe më të vlefshme.2 euro2Një autograf ju lutem? Italiani firmos emrat e të rinjve mbi të, që tashmë për çiftin do të jetë më e çmuar sesa 79 EURO kushton uniforma origjinale e personalizuar e Kombëtares shqiptare për finalet e Europianit "Francë 2016".

Fanellat do të qëndrojnë në treg vetëm për këtë kompeticion dhe gjenden në tri ngjyra. vlera që mbart. Minuta të tëra për kuqezinjtë që të zbrisnin nga kati i tretë i qendrës tregtare duke kaluar përmes duartrokitjeve dhe bliceve të aparateve fotografikë, por shumë më shumë minuta për të kaluar turmën që ndodhej nga dera e qendrës tregtare deri te fundi i trotuarit ku gjendej i parkuar autobusi i Kombëtares.

Shumë mbështetje dhe entuziazëm për heronjtë. Në ato pak minuta të pranishmit kishin pranë ata me të cilët pas pak minutash nisën të krenohen nëpër rrjetet sociale me foton që kishin bërë me secilin prej tyre..