Suarez thyen Napolin, Hysajt i mohohet 11-metërsh (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas humbjes ndaj Juventusit në Kampionat, Napoli regjistron humbjen e dytë me Vijarealin në Ligën e Europës.
Skuadra në të cilën aktivizohet mbrojtësi i Kombëtares Elseid Hysaj, bëri një paraqitje të mirë mbrëmjen e së enjtes në transfertë ndaj Vijarealit, por goli i Denis Suarezit në minutën e 82´ vendosi fatin takimit - të vlefshëm për turin çerekfinal.
Në këtë ndeshje bëri një paraqitje të shkëlqyer edhe mbrojtësi Hysaj. Sipas mediave italiane, një top i krosuar nga Hysaj, "ndërpritet nga Soriano me dorë, por këtë nuk e sheh vetëm arbitri në fushë",-shkruan gazeta italiane "Corriere dello Sport".