e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Suarez 'kercenon': Kemi ruajtur gola per Bayernin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Suarez 'kercenon': Kemi ruajtur gola per Bayernin

Sulmuesi Luis Suarez është në formë të shkëlqyeshme dhe për herë të fundit e tregoi me Getafen në fitoren 6:0 të Barcelonës. Uruguaiani ka paralajmëruar Bayernin se skuadra e tij është në formë të mirë para duelit të tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Ne shpresojmë që kemi ruajtur gola edhe për ndeshjet kundër Bayernit në Ligën e Kampionëve. Por, gjëja më e rëndësishme është se ekipi është në formë të mirë dhe duhet të vazhdojmë kështu”, theksoi Suarez.