e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Historike, Sigal Prishtina kampione e Ballkanit ne Basketboll

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Historike, Sigal Prishtina kampione e Ballkanit ne Basketboll

Sigal Prishtina është shpallur Kampione e Ballkanit në Basketboll duke arritur një sukses të madhë, në historinë e Basketbollit Kosovar. Bardhekaltërit janë klubi I parë në historinë e Basketbollit Kosovar, që kanë arritur të fitojnë në një Ligë Ballkanike, duke mundur në finale Rilskin me rezultatin 80 me 71.

Ndeshja e parë, e luajtur të martën e kaluar përfundoi me rezultatin e ngushtë 74:72 për Prishtinën, duke e fituar ndeshjen e kthimit me një diferencë më të madhe në +9 pikë.

Në “Arena Samkov” kryeqytetasit nuk u mungoi dhe mbështetja e tifo-grupit “Plisat” të cilët kishin udhëtuar nga Prishtina për të mbështetur ekipin e tyre që nuk I zhgënjeu aspak duke I dhënë një trofe historik klubit, dhe basketbollit shqiptar.