Arbeloa: Ja pse u hidherua Ronaldo
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Alvaro Arbeloa tregon arsyet përse Cristiano Ronaldo nuk iu është gëzuar golit që shënoi në ndeshjen ndaj Almerias. Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, po vazhdon të tregohet tejet egoist në fushën e lojës. Ai u hidhërua kur Alvaro Arbeloa realizoi golin e tretë të skuadrës në ndeshje ndaj Almerias, duke ia humbur atij mundësinë të shënonte. Ronaldo goditi topin i cili ishte futur në rrjetë në shenjë hidhërimi. Por, Arbeloa e arsyeton veprimin e portugezit.
“Unë nuk jam i mërzitur rreth reagimit të Ronaldo pas golit tim. Ai thjeshtë tregoi ambiciet që ka për të shënuar. Askush nuk duhet të jetë i mërzitur për këtë. Ai po lufton me Messin për çmimin e golashënuesit të vitit”, ka deklaruar Arbeloa.