e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Real dhe Atletico Madrid, pa merkato, FIFA do t'i ndeshkoje sic beri me Barcelonen

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Real dhe Atletico Madrid, pa merkato, FIFA do t'i ndeshkoje sic beri me Barcelonen

Mediat sportive spanjolle kanë publikuar të martën se FIFA do të ndëshkojë Real Madrid dhe Atletico Madrid, duke mos i lejuar të realizojnë blerje në merkaton e verës 2015 dhe të janarit 2016.

Sipas ‘El Larguero’, ndëshkimi do t'i jepet fillimisht Atleticos e më pas Realit. Ky ndëshkim ka të bëjë me transferimet e paligjshme të futbollistëve minorenë që dy klubet e kryeqytetit spanjoll kanë kryer gjatë viteve të fundit. Në 2 prillin e vitit të kaluar, FIFA dënoi Barcelonën për të njëjtën arsye.