e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Suarez: Nuk fitonim dot nëse Torres sdilte nga fusha

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Suarez: Nuk fitonim dot nëse Torres sdilte nga fusha

Luis Suarez ishte heroi i Barcelonës në ndeshjen e djeshme, duke finalizuar shkëlqyeshëm dy aksione, që u dhuruan edhe triumfin 2-1 katalanasve. Uruguaiani e pranon se dalja me karton të kuq e Fernando Torresit i ndihmoi shumë për të përmbysur rezultatin.suarez

Besuat te përmbysja?

Ne e dinim që do ishte një ndeshje e vështirë, pasi e njihnim mirë kundërshtarin. Në fakt, për mënyrën se si shkuan gjërat, mund të kishim shënuar më tepër se dy gola, pasi në pjesën e dytë dominuam totalisht.

A ju ndihmoi kartoni i kuq i Torresit?

Po, ishte vendimtar. Të gjithë e dimë që Fernando është një futbollist i madh. Por, shkaktoi dy faulle të qartë dhe nuk besoj se duhet të ketë dyshime mbi vendimin e arbitrit. Mbase përmbysja do kishte qenë më e bukur 11 kundër 11, por nuk e di nëse ne do t'ia dilnim. Do ta kishim akoma më të vështirë. Mbase, dalja e tij na e rriti presionin për triumf dhe kjo u shndërrua në diçka pozitive.

Dopieta juaj vulosi fitoren...

Jam shumë i lumtur, sepse ndihmova ekipin. Te ne, pak rëndësi ka se kush arrin të shënojë.

Si e prisni ndeshjen e kthimit?

Besoj e ngjashme edhe me këtë. Ne duhet të ruajmë qetësinë, ndërsa Atletiko do ketë detyrimin për të fituar. Avantazhi na jep mundësinë të administrojmë si duhet, edhe pse luajmë në transfertë. I kemi të gjitha mundësitë në dorën tonë.