Barça-Atletiko, ja notat e lojtarëve
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
TER SHTEGEN 6 - I shushatur nga goditja e Torresit, por vendimtar në gjuajtjen e hidhur të Grizmanit.
ALVESH 7 - Vuan gjendjen fizike të Ferreira Karraskos, por kur Atletiko tërhiqet për shkak se mbeti me 10 veta, lexon mirë krahun e tij nga burojnë edhe golat katalanas.
PIKE 6 - Në golin e pësuar merr edhe përgjegjësitë e tij: pastaj merr veten dhe nis disa kundërsulme të frikshme.
MASKERANO 6 - Shpëtimi i pavullnetshëm ndaj Luisit në fillim të pjesës së dytë i vlen notën. Por sa vuan në pjesën e parë të ndeshjes!
ALBA 6,5 - Edhe ai vuan ferrin e fraksionit të parë. Pastaj ka fushë të hapur përpara dhe e shfrytëzon: goli i parë lind nga një goditje kros e tij.
INIESTA 6 - "Profesori" provon të shkundë të tijtë me pasimet e shkëlqyera mes linjave, por jo gjithnjë kanë fundin e duhur. Vuan ritmin e kundërshtarëve në pjesën e parë. Mund të marrë frymë nga e minuta e 35-të dhe tutje (83´ ARDA TURAN, pa notë).
BUSKETS 5,5 - E madhe përgjegjësia në golin që pësoi Barcelona: pjesë e parë ferri. Në të dytën rrit ritmin (80´ ROBERTO, pa notë).
RAKITIÇ 5 - Nuk ka freskinë e zakonshme dhe gjendja e tij fizike është në rënie. Enrike e zëvendëson pas një ore (64´ RAFINJA 6 - Rikthehet prej një kohe të gjatë pas dëmtimit të tmerrshëm, duke treguar një kondicion të mirë atletik).
MESI 5,5 - Pak shpërthime në një mbrëmje që shkëndijat i pati të numërueshme. Provon të ndezë "Kamp Nou"-n me një stopim me kraharor dhe roveshatë, por ajo përfundon pak centimetra jashtë. Merr pjesë edhe në aksionin e 2-1, por këtë herë reciton si aktor dhe jo protagonist. Duhet të karikojë bateritë në fundin e këtij sezoni.
SUAREZ 7,5 - Goli i 45-të sezonal për uruguaianin, njeriun që iu fal Barcelona në këtë mbrëmje të vështirë. Udhëheq përmbysjen duke shndërruar në ar çdo gjë që prek në zonën kundërshtare.
NEJMAR 6,5 - Sa i frymëzuar, aq edhe i pafat. Goditjet e tij fluturimthi në hyrje të zonës meritonin më shumë, por ato dalin për fare pak jashtë, ose godasin traversën. Trajneri ENRIKE 6 - Barcelonën e shpëton uria e Suarezit, por 11 kundër 11 Enrike e humbi duelin me Simeonen. Në Madrid duhet një tjetër Barcelonë.
ATLETIKO MADRID
OBLAK 6 - I pafajshëm në finalizimet e Suarezit dhe reagues në tentativat e Lionel Mesit nga distanca.
HUNFARAN 6 - I shkëlqyer në pjesën e parë, por "u zhduk" në pjesën e dytë. Pati rënie fizike, edhe për shkak të ndryshimit të kushteve të ndeshjes.
HERNANDEZ 6 - Shumë personalitet nga ana e mbrojtësit të talentuar francez, por disa "kositje" në dëm të Nejmarit mund t'i kishin kushtuar shumë.
GODIN 5 - Në momentet më të nxehta të ndeshjes humbi në dy raste Suarezin, me gabime në markim, që nuk i falen atij. Mëkat i madh.
FILIPE LUIS 6.5 - I la mjaft hapësira në dispozicion në mënyrë të paevitueshme Dani Alveshit, për shkak se i gjithë ekipi u zhbalancua. Por, mbrojtësi brazilian ishte i vetmi që shtynte në krah, madje iu afrua edhe golit në pjesën e dytë.
SAUL NIGUEZ 6 - Pozitiv në qarkullimin e topit në fazën e nisjes së aksioneve, por u detyrua të dublojë në prapavijë në momentin kur mbetën me një lojtar më pak.
GABI 6.5 - Kapiteni i 1 mijë betejave dhe emblema e një Atletikoje që di të reagojë, edhe kur Barcelona është në kulmin e saj. I domosdoshëm
KOKE 6.5 - Pasim inflitrues fantastik për autografin e 1-0 nga ana e Torresit dhe dominues në mesfushë, kur ishin me numër të barabartë lojtarësh. Më pas, nisi gara e sakrificës.
FERREIRA KARRASKO - Makthi i Barcelonës në pjesën e parë të ndeshjes: vrapon sa për tre veta dhe vë në vështirësi të madhe mbrojtësit kundërshtarë. Njeriu më shumë i Simeones, deri në momentin kur Torres doli me karton të kuq. U sakrifikua për arsye të forta. Zbulimi i mbrëmjes (54 Augusto Fernandez - 6 - I ashpër, por efikas dhe i nevojshëm për të trembur kundërshtarët në mesin e fushës).
GRIEZMAN 6.5 - Ngacmues në 30 minutat e para, duke bashkëpunuar shkëlqyeshëm me shokun e repartit, por u detyrua që të dalë nga "misioni" i tij kur Torres doli nga fusha. Mëkat, sepse mund të kishte "recituar" diçka të bukur (76´ Tomas - 6 - Profil mjaft interesant, me një personalitet mbresëlënës).
Torres 5.5 - Kënaqësi dhe zhgënjim; Gol si në "moshën e artë", i dyti radhazi pas atij kundër Betisit, dhe një asist për Griezmanin, që "flirtoi" me golin. Më pas, errësirë totale. Dy kartonë të verdhë brenda pak minutash, njëri më i evitueshëm se tjetri.
Diego Simeone 7 - Kishte përgatitur ndeshjen delikate të Champions-it në perfeksion dhe nuk është faji i tij nëse Torresi shkatërron të gjitha planet, me kartonin e kuq. Kompakticiteti midis reparteve, rregulli taktik dhe lëvizjet fludite të skuadrës janë për t'u duartrokitur. E çuditshme që dikush mund ta cilësojë ende si një trajner mbrojtës...