e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Studenti likuidon pa probleme Elbasanin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Studenti likuidon pa probleme Elbasanin

Studenti ka mundur pa shumë vështirësi Elbasanin në volejboll për meshkuj, në sfidën që u luajt dje në pallatin e sportit "Tomorr Sinani" të qytetit të Elbasanit. spartaku studentiMiqtë nga kryeqyteti ia kanë dalë që të fitojnë pastër 3 me 0 me sete, duke mos i komplikuar aspak gjërat dhe e zgjidhur shumë shpejt këtë sfidë.

Vendasit u munduan që të bëjnë rezistencë në fillim, duke iu kundërvënë furisë së miqve, por kjo nuk mjaftoi për të dalë të fituar nga kjo ndeshje, për më tepër pa mundur të fitojnë qoftë edhe një set.

Pavarësisht diferencave dhe objektivave, seti i parë do të rezultonte i rivalizuar, me verdheblutë që kapin në befasi djemtë e Studentit dhe fillimisht janë ata që e mbyllin pushimin e parë në favorin e tyre. Mirëpo, kthesa vjen menjëherë për miqtë pas pushimit, që marrin në dorë "frenat" e lojës dhe nuk gabojnë në topat e tyre.

Kryeqytetasit ia dalin që ta fitojnë setin e parë 25-17, duke treguar se kanë synim vetëm fitoren në këtë ndeshje. Ritmi i vendasve sa vjen e bie në setin e dytë, teksa Studenti fillon të thellojë diferencën që në pikët e para, duke mos i lënë shumë mundësi Elbasanit për të reaguar.

Ata ia dalin që këtë set ta fitojnë thellësisht 12-25 dhe hipotekuar në njëfarë mënyre fitoren. Me një 2 me 0, miqtë janë më të qetë në lojën e tyre dhe të bindur në forcat që kanë, ndaj e marrin pa shumë presion.

Nga ana tjetër, vendasit duan që të paktën të mos dalin pa një set në këtë përballje, edhe pse e kanë të qartë se kundërshtari qëndron më lart. Gjithsesi, sërish Studenti ia del si në dy të parat për të fituar, kësaj here në shifrat 16- 25, ndonëse vendasit me dëshirën e tyre e patën të pamundur të evitonin humbjen në këto shifra.

Elbasani - Studenti 0-3
(17-25, 12-25, 16-25)
ELBASANI: Çeta, Kallajxhiu, Çullhaj, Agushi, Daka, Gashi, Biba, Bakiri, Tollumi. Trajner: F. Lushnjari
STUDENTI: Tukseferi, Kasa, Gorenxa, Memia, Çali, Qeraxhia, L. Martiro, K. Martiro, Muça, Vuldjev, Troka, Sotir. Trajner: Y. Tomorri
GJYQTARË: E. Dusha, V. Sojati

Renditja/ Meshkuj

SKUADRA F H SET P
Vllaznia 9 3 29-17 26
Studenti 9 2 29-12 24
Tirana 7 4 25-14 23
Farka V. 6 5 22-18 18
Teuta 6 5 23-22 17
Skënderbeu 2 9 8-28 6
Elbasani 0 11 7-33 2

Përgatiti: V.Mema