e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Strategët modernë, Zizu sfidon si Guardiola

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Strategët modernë, Zizu sfidon si Guardiola

Kur përmendet "El Clasico", motivimi dhe rivaliteti janë një binom i pandashëm. Dy skuadra me rivalitet të përjetshëm, të cilat dhurojnë emocione të paharrueshme për tifozët e dy prej klubeve më popullore dhe prestigjioze në botë. zidane marceloPërveç dueleve magjike mes futbollistëve, këtë herë sfida pikante vjen pikërisht nga pankina. Luis Enrike, që ka statusin e njeriut që fitoi tripletën edicionin e kaluar, do gjejë përballë një debutues si Zidan.

Por, pavarësisht mungesës së eksperiencës, francezi jo vetëm që e ka mundur në të shkuarën si lojtar, por edhe e ka goditur fizikisht, gjatë një sherri të 1996-ës. Kujtime që e bëjnë akoma më të zjarrtë ndeshjen në rolin e "profesorëve".

Luis Enrike

Asnjë eksperiment. E ka konfirmuar edhe vetë, duke i besuar së njëjtës "ushtri" që ka bërë të kapitullojë çdo "armik" që ka pasur përballë. E vetmja mënyrë për të ndihmuar skuadrën është që ta motivojë psikologjikisht. Gjithsesi, pavarësisht nevojës për pikë, Luis Enrike ka një dëshirë që nuk e shfaq publikisht, për të turpëruar një nga kundërshtarët që e ka bërë më tepër të vuajë në fushë...

Zinedin Zidan

Sytë janë tek ai. Është momenti të tregojë "prekjen" si strateg. Ka mësuar nga më të mirët si Murinjo dhe Ançeloti, por ende nuk ka vërtetuar stofin e tij në pankinë. Media iberike ka bërë me dije se francezi po përgatit një surprizë taktikë. Ai do kërkojë të luajë "alla Guardiola", duke dominuar në qarkullimin e topit me aksione "tika-taka".

Në këtë mënyrë, ai shpreson të zerojë mundësinë e Barcelonës për të sulmuar dhe të përdorë finalizimin "vrastar" të aksioneve. Një filozofi e guximshme përballë mjeshtërve, por në "El Clasico" mund të ndodhë gjithçka...