Duelet në peshoren e Ançelotit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Karlo Ançeloti ka vënë në "peshore" të gjitha duelet "kokë më kokë" të "El Clasico"-s.
Ish-trajneri i Realit dhe pasardhësi i Guardiolës te Bajerni ka argumentuar edhe arsyet e zgjedhjeve të tij, duke u dhënë fitoren 4-2 lojtarëve të Barcelonës në duelet direkte mes kundërshtarëve të të njëjtit rol. Ai ka cilësuar Iniestën dhe Modriçin si futbollistët më të mirë të ekipeve respektive, ndërsa beson se Nejmari është më i mirë se Garet Bejli në këto momente...
Bravo
Kejlor Navas (Barazim) Paraqitja sezonale e të dyve është mjaft e mirë, edhe pse Kejlor Navas ka qenë më tepër deciziv për Realin e Madridit. Dani Alvesh - Karvahal (Barazim) Kanë një potencial të madh në aspektin ofensiv, por duhet të jenë më të kujdesshëm pas shpatullave. Sidomos Dani Alvesh.
Pike
Pepe (Fiton Pike) Rendimenti i Pikesë ka qenë i shkëlqyer. Është shumë i përqendruar dhe gjithnjë bën lëvizjen e duhur. Pepe ka nevojë për më tepër vazhdimësi, por shpejtësia dhe talenti i tij janë shumë të rëndësishëm.
Maskerano
Serxhio Ramos (Fiton S.Ramos) Edhe pse nuk ka qenë mbrojtës qendre në fillim të karrierës, Maskerano e ka shumë të qartë se çfarë duhet të bëjë në këtë pozicion. Serxhio Ramos është zemra e mbrojtjes së Realit dhe në ndeshje të tilla gjithnjë bëhet vendimtar.
Zhordi Alba
Marselo (Fiton Marselo) Në letër, të dy janë shumë të ngjashëm. Të dy janë mjaft aktivë në fazën sulmuese. Por, unë mendoj se ndikimi i Marselos te Reali i Madridit është më i madh se ai i Zhordi Albës te Barcelona.
Buskets
Kasemiro (Fiton Buskets) Pa asnjë dyshim, Buskets është një nga mesfushorët më të mirë në botë dhe me një njohuri absolute në aspektin taktik. Është figura qendrore e Barcelonës. Kasemiro nuk është aq deciziv sa Busketsi, edhe pse është përmirësuar ndjeshëm kohët e fundit.
Rakitiç
Kros (Fiton Rakitiç) Forma e Rakitiçit është e pabesueshme, si psikologjikisht, ashtu edhe fizikisht, duke pasur një kontribut të madh te Barcelona. Te Reali i Madridit, Kros gjithashtu është një futbollist jetik, por nuk ka arritur të jetë në nivelin e Rakitiçit.
Iniesta
Modriç (Barazim) Të dy janë futbollistët më të mirë në ekipet respektive. Mund të përshtaten ndaj çdo kundërshtari dhe janë partnerët më të mirë në fushë për shokët e tyre.
Nejmar
Bejl (Fiton Nejmar) Rritja e Nejmarit këtë sezon ka qenë e qartë, rendimenti i tij është spektakolar, ashtu si rëndësia e tij brenda ekipit. Është në momentet më të mira të formës së tij. Bejli është gjithashtu vendimtar për Realin, por ka munguar shumë ndeshje për shkak të dëmtimeve. Në këtë moment, Nejmar është më i mirë.
Luis Suarez
Karim Benzema (barazim) Janë dy tipa të ndryshëm sulmuesish. Luis Suarez është lloj i bomberit të lindur për të shënuar. Lëviz shumë dhe është i aftë të gjunjëzojë çdo lloj mbrojtje. Forma e tij aktuale është e shkëlqyer. Benzema gjithashtu, edhe pse deri tani duhet të kishte shënuar më tepër gola. Gjithsesi, ka të njëjtin ndikim në disa aspekte mjaft të rëndësishme loje. Është një zgjedhje shumë e vështirë.
Mesi
Ronaldo (barazim) Çfarë duhet të vendos? Të dy janë në formë mjaft të mirë dhe janë futbollistët më të mirë në botë.