e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Luis Enrike bën presion: Mesi është i çmendur për fitore

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Luis Enrike bën presion: Mesi është i çmendur për fitore

Luis Enrike harron kohën kur luante me Realin e Madridit dhe momentin kur u transferua te Barcelona. luis enrikeeAi vlerëson skuadrën e drejtuar nga Zidani, por garanton se yjet e tij janë të motivuar maksimalisht për të fituar në këtë ndeshje dhe kjo i jep optimizëm për të realizuar objektivin...

Si vjen ekipi juaj në këtë ndeshje?

Në mënyrën më të mirë të mundshme, se kjo ndeshje kërkon që të jesh në 100% të formës. Përveç Matrjës, i cili është i dëmtuar, kam në dispozicion të gjithë futbollistët e tjerë. Janë të gjithë të karikuar si kurrë më parë dhe mendojnë vetëm për të fituar ndaj Realit.

Sulmuesit tuaj Mesi-Nejmar-Suarez kanë udhëtuar më shumë kilometra sesa tredhëmbëshi i Realit prej grumbullimit me Kombëtaren. Ju shqetëson kjo gjë?

Jo. Nuk ka nevojë për t'u çlodhur para takimeve të tilla. Absolutisht nuk shqetësohem.

Si e parashikoni duelin kundër Realit?

Kam parë ndeshjet e fundit të Realit dhe ata kanë disa opsione, sa i përket filozofisë së lojës. Mund të luajnë me kundërsulm, me topa të gjatë, me dominimin në qarkullim. I kanë mundësitë për të gjitha. Ndërsa ne nuk do bëjmë asnjë ndryshim. Topi duhet të jetë i yni dhe më pas të tregojmë se çfarë dimë të bëjmë. Do jemi e njëjta Barcelonë si gjithnjë.

Ndikon fakti që të martën do luani kundër Atletikos në Champions?

Vërtet luajmë të martën?! (qesh) Jo, nuk më kushton aspak. Ka më tepër rëndësi takimi i radhës. Më pas do mendojmë për Ligën e Kampioneve. Mesi është vetëm një gol larg shifrës 500 si profesionist... Është një statistikë galaktike.

500 gola...

Shumë sulmues nuk e kanë kapur dot një shifër të tillë, duke numëruar edhe ato që kanë shënuar në stërvitje. Kam parë motivimin e Leos dhe është i çmendur nga dëshira për të fituar.

Ka ndryshime midis Realit të Benitezit dhe atij të Zidanit?

Po, ka. Por, nuk jam unë personi që duhet të komentoj këto ndryshime. Thjesht duhet të përgatis më mirë skuadrën time.

A futen madrilenët në garën për titullin kampion nëse fitojnë në "Kamp Nou"?

Unë nuk bëj llogaritë e të tjerëve. Më intereson shumë pak kjo gjë. Mund të them se kjo është një ndeshje me rëndësi për ne, duke qenë se kryesojmë renditjen.

Si e kujtoni transferimin tuaj nga Reali te Barcelona?

Më duket si diçka prehistorike. Ka ndodhur në vitin 1996 dhe unë nuk mbaj mend as çfarë ndodhi në vitin 2000. Nuk kujtoj se sa ka ndikuar Johan Krujfi në transferimin tim. Është diçka e së shkuarës. Kam aq shumë kohë te Barcelona, sa nuk mbaj mend asgjë tjetër.

E shikoni të mundur një fitore me "manita"?

Është diçka shumë e vështirë në ndeshje të këtij niveli. Duhet të jemi realistë. Ne duam fitoren dhe nuk mendojmë për sasinë e golave. Ato vendosen nga episodet. Është e pamundur të bësh parashikime absolute në futboll.

Cili do jetë roli i Nejmarit?

Si gjithnjë, ai është aty për të bërë diferencën. Ka një kualitet të jashtëzakonshëm për të çekuilibruar mbrojtjen kundërshtare. Jemi me fat që e kemi në formë të mirë fizike.

Çfarë nënkupton për ju termi "rival i përjetshëm"?

Një kundërshtar përgjatë gjithë historisë, por brenda kufijve sportivë.