E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Strakosha ikën 24 orë, por Salernitana e la në stol

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Strakosha ikën 24 orë, por Salernitana e la në stol

Kombëtarja U-21 zhvilloi një nga ndeshjet kualifikuese ditën e enjte dhe gjithashtu do të luajë sot një tjetër. StrakoshaNdërkohë, skuadrat janë të detyruara që të lejojnë futbollistët e tyre me ekipet kombëtare, sa herë që ata marrin një ftesë për ndeshjet zyrtare.

Mirëpo, me gardianin e kombëtares Shpresa ka ndodhur diçka e çuditshme, për të mos thënë e turpshme. Salernitana ka bërë kërkesë në Federatën Shqiptare të Futbollit që të lejonte portierin të ishte i pranishëm në ndeshjen që kjo skuadër pati të shtunën në mbrëmje kundër Barit.

Një kërkesë e tillë është marrë parasysh nga federata, duke qenë se ekipi italian është justifikuar me mungesën e një portieri të gatshëm për këtë takim. Ndërkohë që Strakosha është larguar nga grumbullimi, ka prishur regjimin e lojtarëve të përfaqësueses për të udhëtuar drejt Italisë, skuadra e Serisë B nuk i ka dhënë atij asnjë minutë në këtë ndeshje, ku edhe është mundur me rezultatin 3-4.

Trajneri

Udhëtimi i portierit U-21, Thomas Strakosha, për në Itali në ndeshjen e Salernitanës, ku edhe pse nuk u aktivizua mund të ketë një lodhje që mund të ndikojë sot në lojë. Mirëpo, gardiani i Shpresave vijoi normalisht stërvitjen me pjesën tjetër të grupit dhe për këtë arsye "Panorama Sport" kontaktoi me teknikun Jupi për këtë çështje.

Në fjalën e tij, ai pohoi se nuk do të ketë ndikim udhëtimi dhe se iu dha leje që Strakosha të shkonte te skuadra e tij. "Nuk mendoj se do të ketë ndikim udhëtimi i Strakoshës për në Itali dhe do të jetë i gatshëm nesër (sot). Ia dhamë vetë lejen, ndaj nuk besoj se përbën problem kjo gjë", u shpreh shkurtimisht tekniku i Shpresave.

Përgatiti: Vladimir Mema