e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Handa pretendon Champions-in: Kemi 8 finale, Interi si universitet për mua

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Handa pretendon Champions-in: Kemi 8 finale, Interi si universitet për mua

Për Samir Handanoviçin, kualifiki mi i Interit në Ligën e Kampioneve duhet të jetë një objektiv dhe nuk duhet të kthehet në fiksim. Handanovic
Gjatë një interviste që u publikua dje nga "Tuttosport", portieri i talentuar slloven komentoi disa argumente që kishin lidhje me karrierën e tij të gjatë dhe pozicionin që mbulon në fushë.

Si e shpjegoni krizën që preku Interin për dy muaj radhazi?

Të gjithë ekipet gjatë një kampionati kanë një moment tkurrje. Për fatin tonë të keq, kjo periudhë na zuri në janar, atëherë kur kishim shumë ndeshje për të luajtur. Pikët që kemi humbur në atë muaj na kanë masakruar. Mbase në atë periudhë duhet të ishim kënaqur me ndonjë barazim më shumë. Gjithsesi, nuk jam aspak i mërzitur, pasi ky kampionat tregoi se Juventusi dhe Napoli kanë diçka më shumë se grupi i ndjekësve. Nuk duhet që të harrojmë se grupit tonë i janë shtuar plot 13 lojtarë të rinj.

Cili ka qenë gëzimi juaj më i madh në katërkëndëshin e blertë?

Fitimi i së drejtës për të qenë mes finalisteve të Botërorit në 2010-ën. Askush nuk priste që ne të shkonim në Afrikë të Jugut.

Po pengu juaj i madh cili është?

Nuk do të harroj kurrë duelin me Arsenalin. Në kohën kur luaja me Udinezen u eliminuam prej tyre në turin e fundit eliminator për Ligën e Kampioneve. Më vjen keq që u mundëm, pasi përballë tyre nuk zbriti në fushë ekipi që u rendit i treti në Serinë A italiane. U larguan tre lojtarë dhe askush nuk i zëvendësoi...

Tani për Interin arritja e Champions-it është kthyer nga objektiv në fiksim?

Mbetet një objektiv.

Kujt mendon se duhet t'i thoni faleminderit?

Bonaiutit, trajneri im. E kam njohur në Udine dhe që në ditën e parë që u takuam ka treguar se beson verbërisht tek unë. Adriano më ka përmirë- suar në të gjithë drejtimet. Jo më kot, sapo m'u dha mundësia, e mora tek Interi.

A është Bufoni ende numri një më i mirë në botë?

Në botë ka shumë portierë të mirë dhe secili prej tyre është i veçantë për karakteristikat që ka.

Përse ju portierët e keni shumë të vështirë që të fitoni "Topin e Artë"?

Ka të bëjë me thelbin e rolit. Portieri mbron, ndërkohë që të gjithë shikojnë sulmuesit.

Si mundet që lojtarë si Ronaldo dhe Mesi, të cilët shënojnë 60 gola në vit, të mos e fitojnë këtë çmim?

Një portier që t'u rrëmbejë skenën atyre duhet që të minimalisht të bëjë 3 pritje për ndeshje. Them se edhe kaq mund të mos mjaftojnë. Përtej këtij fakti, nuk duhet të harroni se çdo komb ka shkollën e vet të portierëve. Numri një i Italisë nuk u bën përshtypje anglezëve ose spanjollëve.

Ju keni pasur një rritje graduale.

Për mua ka qenë sikur të kem shkuar në shkollë. Së pari kam qenë pjesë e 9-vjeçares, më vonë në shkollë të mesme dhe më pas tek Interi që do të thotë "universitet" për mua. Kam nisur punë tek ekipet që të lejonin të rriteshin me qetësi. Ndryshe ka bërë Donaruma, i cili nga skuadra e të rinjve ka kaluar tek ekipi i parë. Por ai është i fortë shumë.

Bufon ka thënë se është bërë portier duke ndjekur shembullin e Tomas N'Konos. Po modeli juaj cili ka qenë?

Peter Shmaikëll.

Përgatiti: ALTIN VORPSI