Stërvitje që pa gdhirë, Agostineli komentator në Itali
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Partizani e ka nisur jav ën e derbit "pa u gdhirë", pasi në orën 09:00 ka zhvilluar seancën e parë në Kamzë. Rrallë ka ndodhur që skuadra të dalë kaq herët në stërvitje, përjashtim bëjnë rastet kur zhvillohen dy seanca në ditë, por sërish jo kaq shpejt.
Duke ditur se kemi hyrë në javën e derbit, u mendua se të kuqtë do të ndiqnin ndonjë program special. Por pasdite është mësuar e vërteta e zhvillimit të përgatitjeve që në orën 9 të mëngjesit. Shkak për këtë është bërë një angazhim i trajnerit Andrea Agostineli në televizionet italiane, ku ai ka qenë në rolin e komentatorit të ndeshjes Lacio-Sasuolo, e vlefshme për javën e 27-të të Serisë A.
Gjatë mesditës së djeshme, trajneri i të kuqve është pikasur në aeroportin e Rinasit duke udhëtuar drejt Italisë dhe menjëherë u hapën fjalët se Agostineli po largohet nga drejtimi i Partizanit. Por disa orë më vonë në mediat italiane mësohej se Andrea Agostineli do të ishte në rolin e komentatorit teknik të ndeshjes Lacio-Sasuolo, në kanalin "Premium Sport 2".
Kështu që largimi i trajnerit të Partizanit drejt vendlindjes nuk kishte të bënte me ndonjë braktisje apo shkarkim të 58-vjeçarit, por thjesht për një angazhim të tij si komentator sportiv. Mësohet se Agostineli do të rikthehet në Tiranë gjatë paradites së sotme dhe pasdite do të drejtojë seancën e radhës të skuadrës.
Kur vjen java e derbit, gjëja e parë që kërkohet është angazhimi dhe mobilizimi i të gjithë hallkave të klubit, por ajo çfarë ka ndodhur dje nuk të lë shije të mirë, aq më shumë se Partizani vjen në këtë përballje pas një barazimi zhgënjyes në Pukë ndaj Tërbunit