Vllaznia, Cungu kërkon burra jo balerina
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri Armando Cungu ka kërkuar para nisjes së përgatitjeve për takimin me Kukësin një lojë më burrërore nga lojtarët e tij. Ai ka zhvilluar një analizë të hollësishme para nisjes së procesit stërvitor të ditës së djeshme.
Nga sa mësohet, analiza, e cila ka startuar rreth orës 11:00, ka zgjatur për afro 60 minuta. Pavarësisht se trajneri dhe lojtarët kanë pasur shumë rezerva për gjykimin, sërish Cungu ka kërkuar që të mos e bazojë gjithë diskutimin në këtë pikë.
Ai mësohet të ketë qenë i ashpër me lojtarët e tij, sidomos për altruizmin që shfaqin. Cungu e ka shprehur në sy të të gjithë lojtarëve se duhet që të luajnë jo si balerina, por si burra.
Barazimi me Laçin me sa duket ka alarmuar jo pak teknikun Cungu dhe stafin e tij që mësohet se ka kërkuar nga lojtarët një tjetër grintë në fushën e lojës, kjo duke nisur që nga takimi që ka në shtëpi përballë Kukësit.