e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Statistikat për derbin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Statistikat për derbin

Ndeshjet - 143 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës nga viti 1947-2015 në të gjitha kompeticionet: kupë dhe kampionat.derbi Bilanci - Partizani ka fituar më shumë se Tirana në derbi, plot 59 ndeshje, ndërsa bardheblutë numërojnë vetëm 40 fitore. 44 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.

Golavarazhi - 208 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrejt 160 të bardhebluve. Golin e fundit në derbi e ka shënuar Xhevahir Sukaj për të kuqtë, në përballjen e 3 tetorit 2015.

Diferenca - 9 ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave nuk kanë prodhuar shumë gola: 12/10/13 Partizani-Tirana 1-0 (kampionat); 07/02/14 Tirana-Partizani 1-0 (kampionat), 22/ 03/2014 1-1 (kampionat); 26/09/14 Tirana-Partizani 0-0 (kampionat); 08/12/14 Partizani-Tirana 2-0 (kampionat); 13/03/ 15 Tirana-Partizani 1-2 (kampionat); 04/05/15 Partizani-Tirana 2-2 (kampionat); 03/10/15 Partizani- Tirana 1-0 (kampionat); 07/12/15 Tirana-Partizani 0-0(kampionat);

"Ish"-ët - Gjashtë lojtarë do të kenë statusin e "ish"-ve në derbin e radhës që do të luhet të premten e 4 marsit. Erando Karabeci, Elis Bakaj, Gjergji Muzaka, Edvan Bakaj kanë pasur përvojat e tyre në të shkuarën te Partizani, ndërsa te Tirana ka luajtur Renaldo Kalari dhe Ditmar Bicaj.

Historia - Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. "Demat e kuq" fitonin 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë deri tani në derbi.

Shpagimi - Sakaq, më 22 shtator 1985, Tirana do t'i kthente reston Partizanit, të cilin e mundi 7-3, në një ndeshje që mbahet mend nga tifozët e të dyja skuadrave për lojën e bukur.

Rezultati - Barazimi 2-2 është edhe rezultati që është sigluar më së shumti në ndeshjet derbi mes Partizanit dhe Tiranës, plot 28 herë në 44 barazime.