e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Frashëri: Tirana ska pse paguan veprimet e lojtarëve, të dënoheshin ata

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Frashëri: Tirana ska pse paguan veprimet e lojtarëve, të dënoheshin ata

Barazimi me kampionët e Skënderbeut është pritur pozitivisht në kampin ballshiot, të cilët në këtë fazë të dytë duken "të rilindur". Afrimet e shumta, një prej të cilëve edhe portieri Stivi Frashëri, kanë përforcuar skuadrën pas merkatos së janarit.stiviI ftuar në "Rubrikën Sportive" në TVSH, gardiani i Bylisit shprehet se ka pasur shumë emocione ndaj Skënderbeut dhe mund të kishte bërë më mirë në rastin e penalltisë. "Më vjen keq, pasi, sado që mund të kem kaluar një moment të errët dhe jo të mirë, Tirana është një fanellë magjike.

Edhe pse unë nuk kam kujtimet më të mira, më erdhi mirë që e vesha. Për ata lojtarë në fjalë, çfarëdo që të them është e tepërt. Ata treguan veten e tyre. Brenda në fushë duhet të jemi profesionistë dhe nuk mund të japim shfaqje të tillë për publikun. Futbolli, pavarësisht se mund të ketë edhe pak agresivitet, është një shfaqje që duhet shijuar.

Nuk di nëse ka ndonjë nen, por gjithsesi më mirë të dënohet individi në këtë rast. Nuk ka pse ta vuajë klubi atë veprim, pasi rregullat e 'fair play'-t nuk janë respektuar nga disa lojtarë dhe jo nga klubi. Për Tiranën më vjen keq dhe për aq sa përjetova kam dëshirë që ta shoh kampione", ka deklaruar Frashëri.

I pyetur nga lojtari i Skënderbeut, Tefik Osmani, se si është ndier Frashëri kur lojtarët e Tiranës nuk i kanë dhënë dorën Olsi Teqjes në ndeshjen kundër Laçit, Frashëri është përgjigjur: "Kam qenë në stol, por nuk ka qenë një veprim i mirë. Përkundrazi, krejt i gabuar". Në lidhje me uftën për një vend në zonën europiane, Frashëri ka deklaruar se sheh më të avantazhuar Kukësin, edhe pse do të dëshironte që të shihte bardheblutë.

Titulli- "Mua më duket se e dominon Skënderbeu garën. Shkëputja e Partizanit në fillim mbase ka qenë edhe si pasojë e pjesëmarrjes së Skënderbeut në Kupat e Europës. Mbase lodhja e ka bërë diçka të tillë. Nëse i krahasojmë për nga mënyra sesi luajnë, Partizani lë shumë për të dëshiruar kur bëhet fjalë për synimin që ka për të fituar titullin", ka deklaruar portieri i Bylisit.