e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Krasniqi fton tifozët të mbushin stadiumin: Nuk do tju zhgënjejmë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Krasniqi fton tifozët të mbushin stadiumin: Nuk do tju zhgënjejmë

Para ndeshjes me Tiranën, mbrojtësi i Partizanit, Gëzim Krasniqi, ka një ftesë dhe një mesazh të gjithë tifozët. Ai iu bën thirje të mbushin shkallët e stadiumit dhe iu premton se nuk do ti zhgënjejnë.gezim-krasniqi-1"Derbi është një përballje të cilën e presim me padurim të gjithë, jo vetëm tifozët, por edhe ne lojtarët. Pikërisht do të ndalem pak për ti'u kërkuar falje tifozëve tanë për atë zhgënjimin që dhuruam në Pukë në ndeshjen me Tërbunin.

Premtojmë se do t'ua shlyejmë me një fitore të bukur në derbi.

Atmosfera në ekip është mjaft positive në prag të kësaj sfide, dhe besojmë se do jetë dhe rezultati do të anoj në favorin tonë. Tiranës ia kemi marrë dorën dhe besoj se edhe këtë herë fitorja do të e jona.

I ftoj të gjithë tifozët tanë të jenë sa më të shumtë në numër dhe të na mbështesin siç kanë bërë gjithmonë pasi janë të mrekullueshëm, ju them se nuk do t'i zhgënjejmë.

Këtë herë nuk na intereson loja e bukur përveçse marrja e 3 pikëve. Do të besojmë tek titulli deri në javën e fundit të kampionatit pasi ka ende mjaft pike në lojë. Edhe Skënderbeu do të ketë fatin e Tiranës", ka deklaruar në koferencën për shtyp Krasniqi.