Spektakli i Shalkes, plas lufta ne Madrid
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ndeshja e djeshme mund të ishte një mbrëmje rekordi për Realin e Madridit por u kthye në një makth që dukej si kur nuk po mbaronte. Nëse Reali do të fitonte atëherë do të vendoste rekordin e fitoreve radhazi në Ligën e Kampionëve. Por humbja e uli edhe më shumë besimin ndaj Ancelottit.
Drejtuesit madrilenë po mendojnë seriozisht shkarkimin e tij. Edhe mes futbollistëve ka patur shumë debate. “Ndeshje e shëmtuar, po lëmë nam”, mësohet t;i ketë thënë Ronaldo Benzemas. Ndërkohë kritika të shumta ka patur edhe nga tifozët sidomos për portierin Casillas.