Befason Di Maria, deshiron transferimin te Barcelona
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tifozët madrilenë do të zhgënjehen shumë nga dëshira e ish idhullit të tyre Angel Di Maria. Argjentinasi mund të largohet në fund të sezonit nga Mançester Junajtid dhe ka thënë se dëshiron një transferim te Barcelona dhe Barcelona duket se dëshiron t’a marrë atë.
Por problemi është se Barcelona nuk mund të kryejë asnjë transferim deri në vitin 2016. Megjithatë ai mund të arrijë një marrëveshje me katalanasit dhe të luajë në huazim deri sa Barcelonës t’i mbarojë dënimi.