E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Specialiste te FSHF, vezhgim ne stadiumin e Shkodres, gati ristrukturimi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Specialiste te FSHF, vezhgim ne stadiumin e Shkodres, gati ristrukturimi

Kryeministri Edi Rama e bëri të qartë, ndeshja Shqipëri-Serbi që do të luhet në tetorin e vitit 2015, do të zhvillohet në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”. Federata Shqiptare e Futbollit mbajti shënim dhe sot ka dërguar disa specialistë të saj për të vëzhguar hapësirat ku do të operohet për të nisur nga puna për ristrukturimin e stadiumit në fjalë. Burime nga Federata Shqiptare e Futbollit bëjnë të ditur se shumë shpejt do të çelet konkursi për të shpallur projektin fitues, do të bëhet plani me donatorët dhe brenda janarit do të nisin punimet. Vetë kreu i FSHF-së, Armando Duka bën të ditur në një prononcim për mediat se shkaku që ka shtyrë qeverinë të shikojë me prioritet stadiumin e Shkodrës janë problemet që janë hasur me ristrukturimin e stadiumit “Qemal Stafa”. “Pavarësisht problemeve, ne në fund të një periudhe mjaft të shkurtër do të kemi tri stadiume të nivelit ndërkombëtar, “Elbasan Arena”, që tashmë ka nisur nga përdorimi, “Loro Boriçi” dhe “Qemal Stafa””, nënvizoi Duka.