Fitojne shqiptaret, UEFA fshin vendimin nga Facebook
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Me qindra dhe mijëra komente të bëra në faqen e Facebook të UEFA-s pas vendimit të kësaj të fundit për ti dhënë fitoren 3-0 në tavolinë Serbisë në ndeshjen ndaj Shqipërisë, ka detyruar institucionin më të lartë të futbollit europian që të fshijë nga profili postimin ku bënte publik dënimin.
Të shumtë kanë qënë shqiptarët që kanë komentuar në postim kryesisht me sloganin “Uefa Say Yes To Racism”. Kjo ka detyruar UEFA-n që ta fshijë nga profili i saj këtë postim.
Megjithatë, shqiptarët nuk janë ndalur dhe komentet në çdo postim të ri që UEFA publikojnë vazhdojnë në intensitet të lartë.
Situata nuk pritet të ndryshojë edhe pas vendimit që do të marri Komisioni i Apelit.