Serbet, ne Shqiperi nese UEFA del garant
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Serbia pas fitores në tavolinë, tashmë po kërkon që të ndryshojë rregullat për zhvillimin e ndeshjes së kthimit që do të luhet në Shqipëri. Zyrtarisht, Federata Serbe e Futbollit ka kërkuar në Apel që ndeshja e programuar për t’u luajtur në “Elbasan Arena” të zhvillohet pa praninë e tifozëve. Nuk dihet nëse do të pranohet një kërkesë e tillë, por në një sondazh të organizuar nga gazeta “Kurir”, del se serbët janë për zhvillimin e ndeshjes vetëm nëse UEFA del garant.
Sondazhi me pyetjen: “A duhet të shkojnë lojtarët serb në Shqipëri për ndeshjen e kthimit?”, ka marrë 52% të votave në përgjigjen “Vetëm nëse UEFA garanton siguri”, 35% “Jo, nuk duhet të shkojnë rrezikohet nga sulmi i islamikëve terroristë”, dhe 14% ka marrë alternativa “Situata do të jetë qetësuar pas një viti”.