e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Berisha: Kush eshte i pavendosur te mos vije ne Kombetare

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Berisha: Kush eshte i pavendosur te mos vije ne Kombetare

Portieri i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha, gjatë një interviste për gazetën Dita ka folur ndër të tjera edhe për rastet e refuzimit që lojtarë me origjinë shqiptare si Januzaj bëjnë ndaj Kombëtares shqiptare. Ndryshe nga lojtarë të tjerë të skuadrës, Berisha ka qënë i qartë kur është shprehur se ata lojtarë që janë me dy mendje të vijnë apo jo të luajnë për Shqipërinë është më mirë që të mos vijnë fare.

“Shqiptarët që lindin jashtë e kanë një ndjenjë jo sikur ne që kemi lindur aty. Ndoshta nuk e ndjejnë veten se janë pjesë e jona, si ta them e trupit tonë…Ata që janë me dy mendje, vij e s’vij për ne është shumë më mirë që të mos vijnë fare…Tani kemi një grup të cilët e japin maksimumin. Të gjithë do japim atomin e fundit në fushë për të korr suksesin që Shqipërisë i mungon”, ka thënë Berisha.

Berisha duke i’u drejtuar tifozëve shqiptar është shprehur se skuadra do të bëjë çdo gjë për të arritur kualifikimin në eventet ndërkombëtare.

“Kemi hjekur shumë së bashku. Ne do bëjmë çdo gjë që t’ju japim juve dhe vetes atë që meritojmë prej kohësh…”, deklaron Berisha.