e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ballkaniada e Basketbollit, prishja e tabeles elektronike eliminon Vllaznine

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ballkaniada e Basketbollit, prishja e tabeles elektronike eliminon Vllaznine

Të gjithë ishin gati. Tifozët kishin mbushur shkallët e impiantit të basketbollit në Shkodër, “Qazim Dervishi” dhe me ankth prisnin nisjen e takimit të vlefshëm për ligën e Ballkanit mes Vllaznisë dhe Mornar të Tivarit. Lojtarët nisën përgatitjen në parketin e impiantit të qytetit veriperëndimor, por më kot, mosfunksionimi i tabelës elektronike ku numërohen pikët e skuadrave dhe sekondat e aksionit solli moszhvillimin e takimit dhe eliminimin në tavolinë të skuadrës shqiptare.

Pavarësisht se gjyqtarët e takimit, 2 bullgarë dhe 2 grekë u dhanë maksimumin e kohës së lejuar skuadrave, edhe pse në Shkodër u shfaqën menjëherë specialistë nga Kosova, prej nga ku vinte tabela, sërish pajisja elektronike nuk dha shenja jete, duke sjellë në këtë mënyrë eliminimin e skuadrës së Vllaznisë. Gjithsesi, drejtuesit shkodranë kanë kërkuar ripërsëritjen e takimit, kërkesë kjo që me shumë mundësi do të refuzohet sipas rregullores së këtij kompeticioni.